Ndoka: Siguria publike në kolaps, Presidenti të ndërhyjë

May 2, 2016 | 21:19
SHPËRNDAJE

Pas vrasjes së mbrëmshme në mes të Tiranës, ku një person u ekzekutua brenda një lokali teksa aty kishte edhe shume dëshmitarë, reagon deputeti Nard Ndoka i cili thekson se siguria publike është në kolaps e madje kërkon edhe ndërhyrjen e Presidentit të Republikës Bujar Nishani. “Krimi nuk ka ngjyre politike, ai nuk është mavi, por vetem i zi”, nënvizon Ndoka.

ndoka

REAGIMI I NDOKES:

Siguria publike në kolaps, krimi po merr revanzh te frikshem. Kronika e zeze, lajm kryesor prej disa diteve ne media!

Sapo mori drejtimin e Qeverisë, Edi Rama lëshoi një nga ato shprehjet e tij të famshme, që mesa duket, do ti mbahet mend gjatë.
Ai tha, se në atë periudhë kishte shumë vrasje pasi banditët po lanin hesapet me njeri-tjetrin dhe nga ajo kohë nuk do të gjenin më vend ku të futeshin.
Por që prej shtatorit 2013 kanë kaluar më shumë se dy vite e gjysmë dhe situata është po e njëjtë. Vrasje në Tiranë, vrasje në Durrës, grabitje prone në Durrës, vrasje në Shkodër, vjedhje e shtëpisë së biznesmenit në Shkodër, masakër në Elbasan…lista mund të vazhdojë pa fund.
Asnjë qytet nuk mungon në listën e vendeve ku ka vrasje, plagosje apo vjedhje. Por ajo që mungon është shprehja legjendare e Ramës “banditët po vrasin se kur të vijmë ne, nuk do dinë ku të futen”.
Ja që vrasje ka dhe banditët po dinë ku të futen. Vrasin ditën dhe ikin, vrasin natën dhe ikin, grabisin mes dites dhe prapë ikin.
Siç po duken gjasat, edhe vetë Rama është dorëzuar dhe ka bërë gati kapitullimin perballe bandave.
Ministri i Brendshem deklaron, se vrasja e qytetarve dhe krimi ne familje nuk është pergjegjesi e jona! Ministria e Brendshme është kthyer, si zedhense e kronikes se zeze dhe institucion qe mban vetem statistika mbi numrin e te vrarve dhe te plagosureve.
Policia e shtetit duhet te zbatoje ligjin dhe Kushtetuten duke luftuar me vendosmeri krimin dhe kriminelet, duke parandaluar krimin dhe duke bashkepunuar ngushte me Prokurorine, duke anashkaluar dhe perbuzur urdherat apo deshirat e drejtuesve politike duke i klasifikuar bandat dhe kriminelet si aksionere ne politike.
Koha nuk pret ndaj duhet, qe edhe Presidenti i Republikes te veproje, per te zhdukur kete fenomen qe po kthehet ne institucion.
Krimi nuk ka ngjyre politike, ai nuk është mavi, por vetem i zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura