Ndoka: Rama kërkon prova për Tahirin, njësoj si gjyqtari që i kërkoi fakte oficerit kur kapi gruan me sekretarin e partisë në krevat

Oct 29, 2017 | 20:54
SHPËRNDAJE

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama  për lidhje me çështjen ‘Tahiri”.

nard ndoka

Në  një postimi në rrjetin social ‘facebook’ Ndoka shkruan se Edi Rama po kërkon prova dhe fakte për  Saimir Tahirin, ndërsa sipas tij fakti është  brenda. Me anë të  animacioni ai përshkruan të gjithë situatën e ndodhur në lidhje me këtë çështje brenda PS.

Postimi i plotë:

Fakti është brenda!

Në kohën e Dullës, një familje oficerësh nga Tepelena jetonte në Shkodër. Burri kap gruan në flagrancë me sekretarin e partisë së lagjes. E padit në polici dhe paraqitet në gjykatë.

Gjykatësi e pyet: “Shoku Petrit, na trego rrethanat dhe provat”?

Petriti përgjigjet: “Shoku kryetar, shkova në shtëpi më herët se zakonisht dhe gjeta shokun Xhemal me gruan, në dhomën e gjumit, në krevat, të zhveshur..!

Gjyqtari pyet sërish: “Po mirë, po prova ku është, fakte dua, ku është fakti”?

Petriti mundohet të shpjegohet më qartë: “ishin lakuriq, shoku kryetar, shoku Xhemal ishte sipër”..!

Gjyqtari nuk bindej dhe këmbëngulte akoma: “Prova, fakti ku është”?!

Petriti: “Fakti ishte brenda shoku kryetar”!?

Morali: Edhe Rama, po kërkon prova e fakte për Sajen!

Faktin e ke brenda, shoku Edi!

nard ndoka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura