Votimi i Idrizit në Kuvend çan aleatët e së majtës, Ndoka: U ‘islamizua’ Kuvendi

May 22, 2015 | 9:55
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partise Demokratistiane Nard Ndoka ka komentuar lëvizjet në postet e nënkryetarëve të Kuvendit, duke sulmuar Ilir Meten.

Sipas tij, me kete levizje po “islamizohet” drejtimi i Kuvendit. Ndersa nenvizon se ” ‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione”! 

Nard Ndoka

Ja komenti i Ndokes ne Facebook:

Rrokadë në kryesinë e Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! ‘Islamizohet’ më tej drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë, Z.Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur). Dorheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e Kuvendit.

‘Kauza’ per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura