Ndoka: Nisma e Berishës nuk është hata, toleranca e Metës është false

Apr 28, 2016 | 12:34
SHPËRNDAJE

Deputeti Nard Ndoka ka mbajtur një fjalë sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku diskutoheshin disa projektligje.

ndoka

Megjithatë, objekti i ligjërimit të Ndokës ishin zhvillimet politike të fundit. Ndoka mbrojti ish-kryeministrin Berisha duke thënë se përjashtimi i tij ishte i padrejtë.

Madje ai sulmoi edhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se toleranca e tij ishte false. “Berisha ka bërë gabime më të mëdha në Parlament, por ajo që bëri herën e fundit nuk ishte hata dhe s’kishte pse përjashtohej. Me këtë vendim Meta tregoi se toleranca e tij është false”, tha Ndoka.

Ai doli mbi palët duke kërkuar edhe ndryshim të rregullores. Sipas tij, deri më tani në Parlament ka vetëm batuta dhe jo debate për ligjet. Ai kritikoi opozitën dhe mazhorancën e sotme për nivelin e debatit që kanë.

Sipas tij, në Parlament duhet të ketë një kryeministër që “thotë thënie të mençura që të mbahen mend nga populli”.


Ndoka i del ne krah Berishes, sulmon Ramen dhe… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura