Ndoka: Meta, si padrino i Kuvendit, më hoqi fjalën. Maxhoranca se njeh opozitën si partnere

Sep 11, 2014 | 19:09
SHPËRNDAJE

Nard Ndoka

TIRANE- Deputeti Nard Ndoka ka akuzuar kreun e Kuvendit, Ilir Meta se e ka kthyer ate institucion ne nje prone private.

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Ndoka shkruan se nuk eshte lejuar te mbaje fjalen e kerkuar ne seancen e sotme ne Kuvend.

“Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mendon dhe vepron si padrino i Kuvendit, në menyre te papritur mbylli seancën parlamentare duke me hequr mundësinë e fjalës”- shkruan ai.

 Ja postimi i plote i Ndokes 

Kuvendi si prone private e Ilir Metës. Mazhorancë në kaos, mungese respekti për ligjin, për rregulloren e Kuvendit, për opoziten, për deputetin. Sa keq, sa turp! Sot shkova në Kuvend, jo per të thyer bojkotin e opozitës, por për të mbajtur një deklarate dhe për të bërë një propozim për ngritjen e një Komisioni Parlamantar “Për kordinimin ndermjet institucioneve dhe protokollit te shtetit, te Kishës Katolike Shqiptare dhe Vatikanit”, mbi viziten e Papa Franceskut në vendin tonë. Megjithse isha deputeti i vetem opozitar ne salle, megjithse u regjistrova për të mbajtur fjalën sipas rregullores së Kuvendit, megjithse kam të drejtën time ligjore për të marrë fjalën, kjo per fatin e keq nuk ndodhi! Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili mendon dhe vepron si padrino i Kuvendit, në menyre te papritur mbylli seancën parlamentare duke me hequr mundësinë e fjalës. Megjithse unë personalisht dhe partia që drejtoj jemi kundër bojkotit, veprimi arrogant i Ilir Metes, të bind se kjo mazhorancë nuk e njeh opozitën si partnere dhe vlerë politike në demokraci, nuk respekton fjalën e lirë, nuk respekton ligjin dhe kushtetutën, por sillet me psikologji dhe mentalitet totalitarist dhe të rrezikshëm. Kjo nuk është një mënyrë për të pritur Atin e Shejtë, i cili vjen në Shqipëri për të sjellë paqe, bashkëpunim e solidaritet midis njerëzve me besime dhe bindje politike të ndryshme. Zoti e faltë Metën edhe për këtë mëkat të radhës!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura