Ndoka: Meta ra, po Berisha do futet në lojë tani?

Jul 17, 2016 | 15:28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka reaguar lidhur me propozimin e Ilir Metës për një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme.

ndoka

Në një status në faqen e tij në Facebook, Ndoka shkruan se Meta ka rënë, ndërsa Rama e dinte prej kohësh qëndrimin e kreut të Kuvendit.

Sipas Ndokës tani mbetet për tu parë nëse Basha do ta presë Metën dhe nëse Berisha do të bëhet pjesë e lojës si lojtar krizash që është.

Statusi i Ndokës

Bie Meta!

Qeveria ‘Rama-Meta’ sot u nda në dy pjesë, Meta ra vetë!

Loja filloi, qeveri ekspertësh, qeveri numrash, qeveri teknike, qeveri me bazë të gjerë, apo pa qeveri fare, këto janë enigmat, që kërkojnë një zgjidhje nga 71 deputet në Kuvend.

Meta kishte kohë që lëkundej, sot ai ra, nga sot kemi qeverinë ‘Rama’, pa numra për të vazhduar më tej, të lodhur, të pa orientuar, por për çudi me mbështetje nga faktori ndërkombëtar.

Meta ra, por ku do bjerë, mbi Ramën, apo në ‘qetësinë’ e tij?

Meta është një politikan agresiv, pragmatist dhe i furishëm në rënie.

Si do reagojë Basha? Do e presë Metën, që mos të bjerë? Do ketë mocion, do ketë paqe, do ketë intrigë, apo plane të qarta dhe të pjekura mirë kohë më parë.

Nëse Berisha futet në lojë, si lojtar krizash, loja merr drejtim krejt tjetër, një lojë e rëndë, por me axhendë afatgjatë dhe të sigurt.

Ç’farë po bën Rama?

Rama ka informacion, madje e ka me kohë, nga përgjimet apo nga shërbimet, nuk e di!

A do bjerë Rama sëbashku me Metën?

Ka gjasa që po, por ndoshta do ketë surpriza.

Rama nuk shquhet si lojtar, nuk shquhet për besim, por ndoshta surprizon, të shohim, të presim.

Situata politike është e ndërlikuar, e tillë do mbetet deri në zgjedhje, por ama ka shumë pak shpresë, se mbas zgjedhjeve do ketë paqe!

Tashmë do të kemi qeverisje numrash, intrigash, jo parimore e programore, por qeveri tranzicioni!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura