‘Ndodhi gjithçka befasisht’- Gazetarja rrëfen takimin me Prokurorin Arjan Ndoja pas atentatit. Ja çfarë më tha ai

Nov 5, 2019 | 13:18
SHPËRNDAJE

Anila-Hoxha-Arjan NdojaGazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer për emisionin “Open” bisedën që ka patur me Prokurorin Arjan Ndoja, pas atentatit që pësoi disa ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit.

Hoxha tha se e kishte takuar Arjan Ndojën në spital, ku ishte i rrethuar nga familjarët dhe njerëzit e afërt.

Gazetarja shtoi më tej se në rrëfimin e tij, prokurori kishte thënë se kishte mbetur i befasuar nga atentati, madje nuk mbante mënd asgjë.

Prokurori i ka thënë gazetares se nuk kishte arritur të identifikonte autorët, pasi ishin gjendur në befasi.

“Unë e kam takuar prokurorin Ndoja mesnatën e të shtunës, ishte i rrethuar nga miqtë e tij dhe familja e tij nga njerëzit më të afërt. 

E pyetja nëse i kishte parë autorët, dhe çfarë mbante mend ai nga breshëria e armëve. Ai më tregoi se ishin gjendur të befasuar dhe nuk kishte parë asgjë  sipas prokurorit Ndoja. Pra ndodhi gjithçka befasisht tha.
Sikundër e përshkroi, nuk kishte dëgjuar as zhurmat e armëve. Ishte gjithçka e befasishme”, tha Anila Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura