“Ndodhi ajo që nuk pritej”, Kokëdhima: Ramës i kërkuan në Gjermani ‘të dorëzojë’ Tahirin

Apr 26, 2018 | 18:42
SHPËRNDAJE

Koço Kokëdhima, kryetari i partisë ZGJIDHJA, teksa ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Gjermani, thotë se ka ndodhur ajo që nuk pritej.

rama-kokedhima-e1425037977965

“Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij, që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë”, shkruan Kokëdhima.

KOMENTI I PLOTE:

Rilindjes i ranë puplat në Berlin

Ndodhi ajo që pritej. Merkel e tha troç se “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh”. Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij, që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë. Ministri për Evropën, Michael Roth, ia bëri të qartë, ”se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, nuk mund të bëhet”. Të gjitha këto parakushte të artikuluara në Berlin, tregojnë se sa të drejta kanë qenë tezat dhe qëndrimet e partisë ZGJIDHJA për Rilindjen dhe qeverisjen e saj të kriminalizuar.
ZGJIDHJA kërkonte ndërtimin e ekonomisë kombëtare të kanabisit, Rilindja e bëri për zyrtarët e saj. ZGJIDHJA kërkonte çlirimin e zgjedhjeve, demokratizimin e qeverisjes, ndarrjen e pushteteve, çlirimin e politikës nga oligopoli i partive të vjetra dhe ndarjen e shtetit nga partitë e kapura, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe garantimin e lirive politike, ekonomike dhe njerëzore.
Rama duhet të zbardhë urgjentisht për popullin, mesazhet e Gjermanisë. Kush janë “parakushtet” në fjalë? Përrallat e propagandës së tij, tashmë të dalë boje, se “në Europë ka bishta kundër Shqipërisë”, nuk i pijnë më ujë. Nuk kemi më kohë për të humbur. Duhet të mundësojmë patjetër hapjen e negociatave në qershor. ZGJIDHJA nuk ka asnjë shpresë te partitë e vjetra të Shqipërisë. E vetmja rrugë është rrëzimi i klikave të tyre të korruptuara dhe kriminalizuara, që po e çojnë vendin drejt greminës!
#ZgjidhjaËshtëShpresa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura