Ndodheshin në “autobusin e vdekjes”, kush janë çifti shqiptar që mundi t’i shpëtonte aksidentit tragjik me 46 viktima në Bullgari

Nov 23, 2021 | 14:41
SHPËRNDAJE

Në autobusin i cili u shkrumbua totalisht në Bullgari duke lënë 46 viktima, ndodhej dhe një çift shqiptarësh. Ata janë Lulzim Sulejmani nga Presheva dhe e dashura e tij nga Medina Lutfiu Kumanova, të cilët janë në mesin e 7 të mbijetuarve të aksidentit tragjik.

Çifti i shqiptarëve po kthehej nga Stambolli, teksa kishte shkuar aty për turizëm pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në fejesë.

Mediat maqedonase konfirmojnë se ata aktualisht ndodhen në spitalin “Pirogov” në Bullgari, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një autobus me turistë nga Maqedonia, u përfshi në një aksident tragjik në Bullgari teksa po kthehej nga Turqia. Si pasojë e shpërthimit të autobusit në flakë humbën jetën 46 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura