Ndodheni në Hungari dhe iu mbaron afati? Ministria e Jashtme ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ju që keni emigruar atje

Mar 24, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë në Hungari dhe që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, të aplikojnë për zgjatje të afatit pranë autoriteteve vendase.

emigrante

Ministria njofton se periudha e qëndrimit zgjatet sipas klauzolës vis maior të Kodit të Vizave, ndërsa thekson se qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë u ka skaduar viza, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Njoftim për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Hungari

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen aktualisht në Hungari, me një vizë të vlefshme, apo që e kanë të pamundur të largohen nga zona Schengen brenda periudhës 90 ditore, për shkak të rrethanave që nuk varen nga ata, mund të aplikojnë për zgjatjen e vizës së tipit C, pranë autoriteteve hungareze.

Periudha e qëndrimit zgjatet sipas klauzolës vis maior të Kodit të Vizave (Kodi i Komunitetit për Vizat).

Qytetarët shqiptarë, të cilëve tashmë u ka skaduar viza dhe që e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve, mund të paraqesin kërkesën e tyre për zgjatjen e vizës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të Huajt në Hungari.

Ju mund të kontaktoni me autoritetet hungareze, si dhe të informoheni në lidhje me situatën e koronavirusit dhe si ndikon kjo në procedurat e zgjatjes së qëndrimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura