“Ndodhemi në një moment kritik”, Kryemadhi flet për ‘shpërndarjen e Parlamentit’, ja mesazhet që mori nga takimet në SHBA

Nov 18, 2019 | 15:56
SHPËRNDAJE

kryemadhi

Pak pas kthimit nga vizita në SHBA, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha sot para gazetareve se nje lajm i mire eshte se SHBA ka nje vemendje me te shtuar dhe te intensifikuar per Shqiperine dhe rajonin ne teresi. Situata kritike ku ndodhet Shqiperia tha Kryemadhi ishte ne qender te diskutimeve te saj me zyrtare te larte amerikane dhe me komunitetin shqiptar atje.

E pyetur për mundësinë për shpërndarjen e parlamentit, e lene te kuptohet nga artikulimi i Presidentit Ilir Meta, Kryemadhi u pergjigj:

Une nuk mendoj se Shqiperia ka nevojë për emra të përvecëm. Ngritja e GJK është një hap për zgjidhjen e këtij problemi. Nisja e punës së GJK do jetë garanci për opozitën.

Dua të theksoj se SHBA kanë vetëm një qendrim, larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes, të ndeshkohën ata që shkelin ligjet dhe janë te perfshire në proceset korruptive që kalon sot vendi”.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik, momenti kur ndava këtë situatë, ishte një nga momentet më të vecanta për mua.

Sapo jam kthyer dhe dua të ndaj informacionet për vizitën dhe atë që partnerët ngritën si shqetesim. Kriza e rëndë politike ishte në qendër të të gjitha takimeve me zyrtarë amerikanë dhe me komunitetin shqiptar.

E gjithë Shqipëria ka vëmendjen e Uashingtonit, na bën të jemi optimistë dhe të kemi besim se situata dhe zgjidhja që do ofrohet nga partnerët do jetë në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Tani SHBA ka një vëmendje të shtuar dhe më të intensifikuar për Shqipërinë dhe rajonin në tërësi. Tjetër lajm i mirë është dëgjesa që do bëhet shumë shpejt në kongresin amerikan për rajonin dhe ballkanin”, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura