Ndodh edhe kjo/ Policia të zhvesh në mes të rrugës nëse ke rroba të shtrenjta, por nuk i justifikon dot

Feb 14, 2020 | 10:34
SHPËRNDAJE

Mund të duket e çuditshme, por në Roterdam të Holandës policia ka të drejtë të të heqë rrobat apo aksesorë të ndryshëm në rrugë, nëse ato janë të markave të shtrenjta dhe ti nuk justifikon.

Kjo në sajë të një programi të ri pilot që synon uljen e kriminalitetit.

designer-clothes-750x500

Në shënjestër do të jenë përgjithësisht të rinjtë që veshin rroba stilistësh, apo stoli të shtrenjta, pasi supozohet se ata nuk mund të përballojnë shpenzime të tilla dhe nëse nuk ka një dëshmi të besueshme se si i kanë siguruar, policia i konfiskon në vend dhe të dyshuarit janë të detyruar t’i heqin dhe në rrugë.

Gjithsesi, programi është sulmuar nga kritikët, duke thënë se masat e konfiskimit mund të jenë të paligjshme dhe se ajo mund të çojë shpejt në profilizimin racor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura