Ndodh për herë të parë në histori, Interi arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Jan 17, 2022 | 12:00
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme Interi ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Atalantës në stadiumin “Gewiss”, ku zikaltërit ndalen pas 8 fitoresh radhazi në kampionat.

HANDANOVIC

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Interi ka ruajtur portën e paprekur prej 5 ndeshjesh radhazi në transfertë, për herë të parë në histori që nga epoka e tre pikëve për fitore.

Një statistikë unike kjo për skuadrën e Inzagit duke u konfirmuar edhe njëherë se zikaltërve është shumë vështirë t’i shënosh pasi është dhe mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit pas asaj të Napolit.

Interi renditet në vendin e parë duke grumbulluar 50 pikë, +2 më shumë se Milani, por edhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, duke parë se sfida e parë e vitit kalendarik 2022 ndaj Bolonjës në stadiumin “Renato Dall’Ara” u shty për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 te skuadra emiliane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura