Ndodh në Parlamentin Europian, deputeti grushton kolegun, e shtrin përtokë

Oct 7, 2016 | 12:19
SHPËRNDAJE

Nëse ankoheni dhe ju shqetësojnë sherret me deputetëve tanë në Kuvend, ka gjithnjë edhe më keq. Madje ngado. Vetëm një ditë më parë dy deputetë të Parlamentit Europian u përfshinë në një sherr fizik që degjeneroi në dhunë të egër dhe njëri prej tyre u shtri përtokë nga grushtet.

steven

Mediat e huaja raportojnë se ata janë kolegëve të partisë euroskeptike britanike, UKIP.

Sipas raportimeve, ishte Mike Hookem që qëlloi me grusht eurodeputetin tjetër, Steven Woolfe, duke e shembur përtokë. Fotoja bëri xhiron e medias pasuar me plot komente.

sterven1

Nga spitali ku u shtrua pas dhunës, Woolfe tha: “Thjesht erdhi dhe më dha një goditje, Mike ishte dukshëm shumë i zemëruar dhe e humbi toruan”.

I dëmtuari është favorit për t’u bërë kryetar i partisë UKIP pas largimit të Nigel Farage. Ata të dy ishin dikur miq, por ja që politika i ka këto…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura