Ndodh edhe kjo/ Lufta midis gjelave i shkakton vdekjen një burri!

Jan 17, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

Një burrë në Indi është vrarë gjatë një lufte gjelash, pasi një teh i mprehtë i lidhur me një gjel i preu barkun.

23528624-0-image-a-2_1579276279146

Lufta midis gjelave u bë në fshatin Pragadavaram në shtetin e Andhra Pradesh, megjithëse Gjykata Supreme e ka ndaluar me ligj praktikën mizore.

Organizatorët e lidhën briskun e mprehtë në këmbën e gjelit, tha policia.

Dëmtimi fatal u raportua siç u bë e ditur kur një nga organizatorët e mbajti kafshën në duar, duke pritur ta lëshonte në arenë për të luftuar.

Pa paralajmëruar, zogu papritmas luftoi kundër kapjes së tij në një përpjekje për të ikur, dhe tehu shpoi me forcë barkun e një spektatori që qëndronte aty pranë, duke i shkaktuar një plagë të thellë.

Viktima është emëruar nga media lokale si Saripalli Venkateswara Rao, 55 vjeç.

Lufta midis gjelave zhvillohet në kuadër të festimeve për Makar Sankranti, një ditë festivali në kalendarin Hindu, kushtuar hyjnisë Surya. Makar Sankranti këtë vit u festua të mërkurën, 15 janar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura