Ndodh edhe kështu/ Dy persona në Kosovë dënohen me 3 muaj burg për blerjen e 3 pulave! Rezultuan se ishin të vjedhura

Dec 4, 2021 | 22:30
SHPËRNDAJE

Dy persona në Kosovë janë dënuar me nga 3 muaj burg nga gjykata e Gjilanit pasi kanë blerë 4 pula dhe një gjel nga një person i cili i kishte vjedhur.

gjel-600x360

Dënimi është dhënë më 16 prill të këtij viti, por mediat kosovare e kanë publikuar informacionin ditën e sotme.

Në burg janë lënë A.H. dhe Q.H. pasi kanë pranuar të blenë pula dhe gjel nga dy persona, T.A. dhe K.I. Këta të fundit, i kanë paralajmëruar dy kosovarët se pulat kanë qenë të vjedhura.

Pjesë nga dosja në gjykatë

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 21 shtator 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj A.H. dhe Q.H., me arsyetimin se në maj të vitit të kaluar në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit dy të akuzuarit në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete kanë blerë, fshehë katër copë pula dhe një gjel nga të pandehurit T.A. dhe K.I., në vlerë prej 5 euro secilën pulë, të cilat të pandehurit T.A. dhe K.I., i kishin vjedhur në kotecin e të dëmtuarit P.S.

Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë në bazë të çmimit dhe rrethanave të shitblerjes, të akuzuarit kanë mundur ta dinë se pulat e vjedhura janë përfituar me vepër penale të vjedhjes.

Me këtë, A.H. dhe Q.H. akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga neni 333 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura