Ndoci e akuzoi se dërgoi Policinë për ta ndaluar të këndojë, reagon Voltana Ademi

Aug 22, 2017 | 19:28
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sot pas deklaratave të këngëtarit Frederik Ndoci, i cili e akuzoi se ajo fshihet pas ndërhyrjes së Policisë në një lokal ku ai këndonte në Velipojë, për ta ndaluar.

Nga Voltana Ademi

voltana reagim

Në lidhje me një lajm të pavërtetë e shumë qesharak që po qarkullon se gjoja Voltana Ademi paska futur policinë e shtetit për të nxjerrë artistin Frederik Ndocin nga lokali ku kendonte, dua të sqaroj publikun dhe jo ata që shkruajnë, se ata që shkruajnë e dijnë se po e bëjnë “shumë mire” gabim punën e tyre .

Sa mirë do të ishte sikur të kishim kaq shumë “mbështetjen” e policisë së shtetit!!

Velipoja do të kishte shumë më shumë hapsira publke për plazh, më pak informalitet dhe më shumë siguri. Jeni dëshmitarë për kërkesat e përsëritura qe i kemi derguar policisë dhe insitucioneve përgjegjëse për ndërhyrje dhe bashkëpunim për çështje të rëndësishme dhe askush nuk nderhyri.

Realisht, Bashkia ka shumë më shumë punë serioze se sa të merret me gënjeshtra në drejtim të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura