VIDEO/ Ndocaj kritikon qeverinë për emigrantët, refuzon të lërë foltoren

Feb 19, 2016 | 7:42
SHPËRNDAJE

Deputeti Eduart Ndocaj ka kritikuar ashpër qeverinë në lidhje me ligjin për regjistrimin e emigrantëve. Në një fjalim të pazakontë, Ndocaj shkeli dy herë kohën e përcaktuar për të folur deri sa Leskaj u detyrua t’ia hiqte mikrofonin.


Ndocaj kritikon qeverinë, i heqin mikrofonin… by gazeta-panorama

Ndocaj akuzoi qeverinë se është tallur me votën e emigrantëve dhe se në vend të tyre kanë votuar njerëz të tjerë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Teksa Ndocaj fliste, drejtuesja e seancës i hoqi mikrofonin, ndërsa deputeti i PS-së refuzoi që të linte foltoren. Pas shumë debatesh dhe negociatash, ai mori edhe 1 minutë kohë për të folur, por e shkeli sërish.

“Emigrantët nuk janë tufa që të regjistrohen. Ne jemi qytetarë shqiptarë s’jemi emigrantë. Ne kemi 25 vjet që kërkojmë të votojmë aty ku punojmë. Ju më thoni emigrant dhe duhet të regjistrohem. Ku të regjistrohem? Çfarë regjistri kërkon kjo qeveri? Keni votuar 25 vjet me emrin tim”, tha Ndocaj.

“Çfarë regjistrimi kërkon kjo qeveri?! Që të shtyjmë edhe këto zgjedhje pa votuar?  Premtimin që dha kryeministri në Milano na tha që do votojmë. Jam regjistruar unë dhe keni votu ju për mua. Në zgjedhjet e 23 qershorit kanë votuar njerëz që nuk i kam parë këtu.

Nëse mungon regjistri z. Ministër merrni regjistrin kolegut italian.  Ca shërbimesh do na hiqni? Ne s’kemi asnjë shërbim nga kjo sallë. Ne na keni tradhëtu që kur kemi ik jashtë shtetit. Ju talleni me ne”, tha Ndocaj, i cili u ndërpre nga Leskaj, duke e njoftuar se i kishin mbaruar minutat.

“Kanë 25 vjet që flasin, kam radhën të flas unë dy fjalë…shërbimet e kujt do të na hiqnin. Dikush ka edhe më tepër në këtë sallë;  që nuk del nga kjo sallë. Dikush mund të vdesë në këtë sallë.

Unë mendoj që nuk është e vështirë të votojnë emigrantët shqiptarë. Jam i bindur që nëse emigrantët votojnë gjysma jush s’do jetë në parlament….unë s’jam deputet mielli”, tha Ndocaj, ndërsa iu hoq mikrofoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura