Ndocaj konfirmon kandidimin për kryetar të PS: Jam i frymëzuar

Jan 28, 2016 | 21:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Eduard Ndocaj ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e 19 marsit. Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Ndocaj shprehet se, “ka parë shumë gjëra të papëlqyera në politikën shqiptare” dhe se në tre muaj si deputet është “frymëzuar për të marrë iniciativa më të rëndësishme”.

12274529_1506874739606743_3694546215836461848_n

“Mandati i deputetit në një lojë politike të mbyllur është i pamjaftueshëm për të kontribuar në proceset e rinovimit të mendësisë politike e modelit politik shqiptar”, shkruan Ndocaj.

 

Ndocaj ka vetëm pak muaj që ka marrë mandatin e deputetit, duke zëvendësuar Arben Ndokën, i cili hoqi dorë nga mandati. Për garën brenda PS-së deri tani ka lënë të hapur mundësinë për kandidim Ben Blushi. Por, pavarësisht kësaj ende nuk është vendosur nëse do të ketë garë, pasi pritet të shprehet grupi i punës për statusin e PS-së.

Qendrim zyrtare i z. Ndocaj per garen e Kryetarit te PSPo qarkullone nje lajm ne lidhje me mundesine e garimit te z….

Posted by Eduart Ndocaj Faqja Zyrtare on Thursday, January 28, 2016

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura