Ndocaj bëhet pishman: Unë nuk jam rival me Ramën, thashetheme mediash

Jan 29, 2016 | 13:56
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Partisë Socialiste në Kongresin e 19 marsit, deputeti i qarkut të Lezhës Eduart Ndocaj duket se është penduar.

Nga Lezha sot ai ka thënë se të gjitha komentet lidhur me kandidimin e tij përballë Ramës për kreun e PS janë thjesht thashetheme dhe nuk ka asgjë konkrete.

“Të gjitha janë thashetheme mediash, s’ka asgjë konkrete. Unë nuk jam rival me Ramën dhe brenda PS-së jemi të gjithë për një qëllim”,- ka thënë Ndocaj.

ndocajletrat

Duke iu përgjigjur deklaratës së Ben Blushit që bëri mbrëmë në Top Story, se Ndocaj është njësoj si Rama, deputeti ‘kaubojs’ tha:

“Për mua thonë shumë veta që jam si Rama se ne të dy jemi piktor, edhe ai edhe unë jemi piktor”,- u shpreh Ndocaj.

Por çfarë tha një ditë më parë Ndocaj për kandidimin për kreun e PS-së?

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, Ndocaj shprehet se, “ka parë shumë gjëra të papëlqyera në politikën shqiptare” dhe se në tre muaj si deputet është “frymëzuar për të marrë iniciativa më të rëndësishme”.

Statusi i Ndocajt dje
Statusi i Ndocajt dje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura