Ndoc Gjoni, legjenda e boksit shqiptar që u vra me pistoletë në kokë nga regjimi komunist

SHPËRNDAJE

Arratisja e parë, kthimi në Shqipëri nga sigurimi jugosllav, më pas dënimi me 12 vjet burg e deri tek arratisja e dytë, rruga e mundimshme drejt lirisë që do të ishte edhe udhëtimi i tij i fundit në këtë botë.

Marrë nga Kujto.al

ndoc-gjoni

Kur Ndoc Gjoni vendosi të arratisej për herë të parë, mori rrugën drejt Elbasanit, atje ku po kryente detyrimin ushtarak i vëllai, Zef GjoniNdoc Gjoni, është legjenda e boksit shqiptar, që kaloi përmes kalvarit të mundismhëm në burgjet komuniste dhe më pas u vra nda diktatura në tentativëne dytë për tu arratisur nga ferri komunist. Ja si e rrëfen i vëllai zefi, atë takim që do të prcaktonte një rrugë të mundimshme për ndoc Gjonin.

 “Ndoci erdhi në Elbasan për të më takuar dhe e pashë qartë se kishte vendosur të ikte. Mënyra si fliste, mënyra si sillej ishte e kuptueshme. Për rrjedhojë, pas 20 ditësh ai u arratis”.

Rruga me të panjohura e Ndoc Gjonit, kalon nga pika kufitare e Muriqanit, për të mbërritur pas shumë peripecish në në tokën jugosllave. Atëherë kur mendoi se e kishte fituar sfidën, do të gjendej në rrethana të tmerrshme. Fqinjët jugosllavë, në atë periudhë i kishin raportet e mira me shtetin shqiptar dhe njerëzit që thyenin kufirin, me marrëveshje ktheheshin sërish në vendin e tyre. Pas 20 ditë qëndrimi në tokën jugosllave, Ndoc Gjoni do të kthehehej në në Shqipëri nga Sigurimi jugosllav, duke u këmbyer me 2 jugosllavë që kishin bërë të njëjtën gjë si ai duke kaluar kufirin për në tokën tonë.

12 vjet burg në Burrel

Ishte vitit 1968 kur boksieri i famshëm shkodran do të dënohej nga regjimi me 12 vjet burg për tentativën e arratisje, të cilat i kreu në bugun famëkeq të burrelit. Janë vite shumë të mundimshme ashtu si dhe për të tjerë bashkëvujatës në ferrin komunist. Bashkëvuajtës të tij shprehen me fjalët më të mira për mënyrën si i ka rezistuar këtyre vuajtjeve, si i ka shprehur gjithnjë bindjet e tij kundër shtetit të asaj kohe. Ndoc Gjoni i ka kryer të gjtiha vitet e burgut duke mos përfituar nga asnjë falje, siç ndodhte ndonjëherë kur regjimi vendoste ulje dënimi. Ndoci u lirua nga burgu në vitin në vitin 1980. Në përpjekje për ta nisur jetën nga e para, duke lënë pas pasionet e tij të rinisë, ndoci u martua dhe nisi të punojë në Uzinën “Drini”. Por kjo përpjekje nuk do të zgjaste shumë kohë, veç pak muaj pas daljes nga burgu.

Arrestimi i dytë

Me fotografinë e nënës dhe të mbesës së tij në xhep, Ndoc Gjoni do të niste edhe një herë rrugën e mundimshme, tentativën edytë për tu arratisur nga Shqipëria. E ëma dhe mbesa ishin për të njerëzit më të dashur.  Është i njëjti intereirar, nis në afërsi të pikës kufitare të Muriçanit dhe vazhdon drejt tokës jugosslave. Por ky udhëtim do të ishte i fundit i jetës së tij sepse sigurimi i shtetit e kishte ndjekur hap pas hapi, qysh prej diytës kur kishte dalë nga qelitë e burgut deri në momentine fundit, kur njëri prej xhelatëve kishte zbrazur pa mëshirë plumbat e pistoletës mbi kokën e tij.

U tha se ishte mbytur në Lumin Buna në përpjekje për të kaluar kufirin por e vërteta ka qenë krejt ndryshe sepse Ndoc Gjoni ishte vrarë nga regjimi. E vërteta rreth fatit të zi të Ndoc Gjonit ëhstë mësuar pas rënies së diktaturës në vitin 1990. I vëllai i tij Zef Gjoni nisi shpejt përpjekjet për të zbuluar çfarë kishte ndodhur me të vëllanë Ndocin.

“Njerëz të Sigurimit të shtetit erdhën dhe na thanë se Ndoci asht mbytë në ujë duke tentuar të kalonte kufirin. Vetëm kaq. Ne nuk mund të bënim asgjë ë shumë në atë periudhë. Vetëm pas ardhjes së Demokracisë, e kam mësuar  të vërtetën. Një nga kufitarët e asaj periudhe ka ardh e më ka taku dhe  më ka shpjegu krejt ngjarjen. Sipas tij, e kanë pa Ndocin nëpër ujë, e kanë ndjek nga pas duke kaluar në tokën jugosllave dhe sa ka dalë nga uji, e kanë godit me një plumb në kokë dhe e kanë lanë aty. Kjo është mëse e sigurtë”, thotë Ndoc Gjoni.

Citimet janë marrë nga Shkodranews

/Arkiva Online e Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit/

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBerisha nxjerr kuponin tatimor, ja sa kushton një shishe ujë në Butrint
Artikulli tjetërCarl Bildt tha se Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç, reagon Berisha: Janë dakord për ndarjen e Kosovës

S'KA KOMENTE

Comments are closed.