Ndjekje si në filma ndaj shqiptarëve, aksidentojnë 4 policë (Foto)

May 25, 2016 | 16:36
SHPËRNDAJE

Dy persona janë arrestuar për rezistencë ndaj uniformave të policisë, vjedhje dhe gjatë një operacioni ndjekjeje kanë shkaktuar plagosjen e katër policëve.

Mediat italiane bëjnë me dije se janë dy shqiptarë që janë venë në pranga në Pistoia të Italisë pasi nuk kanë pranuar të ndalonin kur u është kërkuar nga policia për të bërë një kontroll.

Për këtë arsye karabinierët kanë nisur ndjekjen që i ngjante një serial filmi. Shqiptarët i dhanë më shumë gaz makinës me të cilën po udhëtonin e cila rezultonte e vjedhur, 17 majin e kaluar.

ndjekja 2

Gjatë ndjekjes ata janë përplasur me dy automjete të policisë rrugore.

Makina e tyre përfundoi në një kanal ndërsa 4 policë u plagosën. Pas aksidentit, shqiptarët u përpoqën të iknin me këmbë por u neutralizuan pak momente më vonë.

Dy të arrestuarit janë: 36-vjeçari A.P, i njohur për policinë italiane si dhe 24-vjeçari J.J.

Burimi: Lanazione.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura