Ndjekje me 200 km në orë, kapet hajduti shqiptar pasi u aksidentua

Apr 26, 2016 | 18:50
SHPËRNDAJE

Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar, i cili kishte sende të vjedhura në automjet, nuk i ndaloi Policisë italiane por u largua me shpejtësi.

Pescara - incidente arresto albanese
Pescara – incidente arresto albanese

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor mes Peskarës dhe Montesilvanos, ku shqiptari që udhëtonte me mjetin e tij nuk i ndali policisë.

Sipas “ANSA”-s, ai i dha gaz më shumë automjetit të tij dhe arriti shpejtësinë prej 200 km në orë, deri sa një nga gomat e automjetit preku një bordurë dhe humbi kontrollin.

Shqiptari u përplas me disa automjete të tjera dhe mbeti i plagosur. Policia e dërgoi në spital për mjekim dhe nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën sende të vjedhura. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është identifikuar si Pashk Piroli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura