Masakra në Qipro, zbulohet vendi ku ka mbërritur atentatori shqiptar

Jun 27, 2016 | 10:01
SHPËRNDAJE

Shqiptari 48-vjeçar Aleks Bureli, i shpallur në kërkim nga interpoli si i dyshuari kryesor për masakrën në Ayia Napa në Qipro, thuhet se ka arritur në Keratsini.

Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli
Shqiptarii kerkuar,Aleks Burreli

Kështu raportojnë sot mediat greke, duke iu referuar hetimeve të policisë për këtë dosje.

Shqiptari akuzohet nga autoritetet e Qipros si një nga pjesëmarrësit në masakrën që u zhvillua më 23 qershor 2016 në restorant, ku u ekzekutua biznesmeni Fano Kalopsidioti, cifti i policëve që ishin me të dhe në përplasje mbeti i vrarë edhe shqiptari Jani Vogli. Për të cilin u tha se ishte pikërisht Burreli që e ekzekutoi.

Policia vlerëson se 48 vjeçari Aleks Bureli ishte ai i cili po ngiste makinën me të cilën atentatoret u afruan Ayia Napa dhe me pas e dogjen pas sulmit.

Aleks Bureli sipas hetimeve, në vitin 2013 u arrestua sepse nuk i ndaloi policisë gjatë një kontrolli në Keratsini dhe u arratis me makinë duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve të policisë.

Gjatë arratisjes me shpejtësi të lartë, makina që ai drejtonte u përmbys, në të cilën udhëtonte bashkë me një shtetas grek.

Atëherë ai u akuzua për tentativë vrasje të punonjësve të policisë dhe ndenji në paraburgim për 12 muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura