Ndizet derbi i Mançesterit, De Gea “fyen” Agueron në rrugë

Jan 28, 2020 | 22:01
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme do të luhet derbi i Mançesterit mes, Junajtid dhe Sitit e vlefshme për Fa Cup.de gea

Pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, teksa shkëndijat e para kanë filluar që ditën e sotme. De Gea dhe Aguero janë përballur ditën e sotme në të njëjtin vend dhe sapo portieri spanjoll pa argjentinasin, i ngriti gishtin e mesit.

Sigurisht kjo në formën e një shakaje, por nuk i ka shpëtuar syrit të paparacëve, të cilët e kanë fotografuar.

Kaq ka mjaftuar që fotografia të bëhet virale, ku ka marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale, kjo edhe për shkak të derbit ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura