Ndizen tensionet/ ‘Shumë fyese’, Trump sulmon Macronin, kërkesë Evropës: Duhet të…

Nov 10, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

Ende pa mbërritur mirë në Paris, presidenti amerikan Trump ka sulmuar mikpritesin Macron. Presidenti amerikan kundërshton idenë e Macronit për ushtri evropiane.

trump

Vetëm pak kohë pas aterimit të avionit Air Force One në Paris, presidenti amerikan Donald Trump ka kritkuar nikoqirët francezë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar krijimin e forcave ushtarake evropiane, të cilat mund të përdoren për mbrojtje edhe nga vendet si SHBA, Rusia apo Kina. “Shumë e sëmurë”, shkruan Trumpi në Twitter. Edhe njëherë tjetër ai përsëriti kërkesën e tij që evropianët t’i plotësojnë obligimet e tyre ndaj NATO-s. Aleanca ushtarake mbështetet në masën më të madhe nga SHBA, shkruan Trump.

“Shumë fyese, por Evropa ndoshta do të paguaj pjesën që i takon në NATO, të cilën SHBA është duke subvencionuar në masë të madhe”, thotë presidenti, i cili me bashkëshorten e tij Melania ka mbërritur në Paris. Trumpi ka shkuar atje me rastin e 100 – vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në ceremonitë festive të cilat do të mbahen në Francë.

Paralajmërimi ndaj fuqive autoritare

USA | Donald Trump spricht vor Medien (picture-alliance/dpa/CNP /MediaPunch/R. Sachs )

Të martën presidenti i Francës Macron ka deklaruar në një intervistë në radio se Evropa nuk mund të mbrohet “pa një ushtri të vërtetë”. “Rusia është në kufirin tonë dhe mund të paraqesë një rrezik”, ndërsa evropianët “nuk mund të mbështeten vetëm tek SHBA”. Presidenti e ka mbështetur kërkesën e tij me paralajmërimin se “fuqitë autoritare, në kufijtë e Evropës, sërish kanë filluar garën e armatimit”. Evropa duhet të jetë e aftë të mbrohet tha ai duke menduar “tek Kina, Rusia e madje edhe vet SHBA”. Paralajmërimi i presidentit Trump për dalje nga Marrëveshja INF me Rusinë, paraqet një rrezik për Evropën. “Kush është viktima kryesore këtu?”, pyet Macroni dhe përgjigjet: “Evropa dhe siguria e saj”.

Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE janë shprehur të përmbajtura ndaj këtyre qëndrimeve të presidentit francez. Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen deklaroi: “Ushtria evropiane duhet të debatohet në kuadër të Bashkimit Evropian dhe jo jashtë tij. Për këtë shkak para një viti kemi krijuar Unionin e Mbrojtjes Evropiane.” Macroni mendon se Britania e Madhe duhet të jetë partnere në iniciativat evropiane edhe pas Brexitit, ndërsa Berlini është më skeptik.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE thotë se themelimi i ushtrisë evropiane mund të jetë vetëm hapi i fundit. Ajo mund të jetë në fund të një procesi të krijimit të identitetit të mbrojtjes në BE. Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker ka kërkuar në vitin 2016 krijimin e një ushtrie të këtillë.

“Trupat e përbashkëta”

Präsident Emmanuel Macron bei einer Militäreinsatz (picture-alliance/AP/C. Tesson)

Edhe vitin e kaluar Macroni ka kërkuar që Evropa deri në vitin 2020 të ketë “trupat e përbashkëta për ndërhyrje” në rastet e krizave. Ky plan është zbehur pas rezervave të qeverisë gjermane. Në fillim është menduar për krijimin e trupave të nëntë vendeve, ndër të cilat janë edhe Gjermania, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia. Kjo trupë do të ndërlidhej përmes një rrjeti më të mirë të koancës së shtabeve të përgjithshme.

Kërkesa për një “ushtria evropiane” është një dëshirë e kahershme franceze, e cila daton që nga vitet 1950. Plani i kryeministrit të atëhershëm francez René Pleven, nga viti 1954, është hedhur poshtë. Pas rënies së Murit të Berlinit ka pasur edhe një përpjekje tjetër për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndër tjerash me krijimin e Eurokorp, në vitin 1993. Iniciativë të ngjashme ka pasur edhe në vitin 2007.

Në fjalimin e tij në Universitetin Sorbonne, presidenti Macron e ka mbrojtur në shtator të vitit 2017 idenë për një doktrinë të përbashkët të mbrojtjes. Komisioni i BE duhet të ketë sipas kësaj ideje një fond për mbrojtje, në vlerë prej 13 miliardë euro, i cili do të përdorej për hulumtime dhe teknologji të reja. DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura