Ndiqte ish-gruan me makinë: Eja jeto me mua ose do të vras!

Feb 11, 2016 | 19:22
SHPËRNDAJE

Një person është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij. Bëhet fjalë për Gjin Pjetërnikajn, 53-vjeçar, banues në Lezhë.

Policia DiberKy person prej kohësh ishte divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo vazhdonte ta ndiqte atë. Sipas Policisë, Pjetërnikaj ndiqte me automjetin e tij ish-bashkëshorten dhe e kërcënonte nëpër rrugë.

“Eja bashkëjeto me mua ose do të vras”, e kërcënonte lezhjani ish-gruan e tij nëpër rrugët e qytetit.

Pas denoncimeve të ish-bashkëshortes, Policia arrestoi Pjetërnikajn dhe mori në mbrojtje ish-gruan e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura