Situata pas grushtit të shtetit në Turqi, kryeministri: Do rikthejmë dënimin me vdekje

Jul 16, 2016 | 11:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Mëngjesi i së shtunës është gdhirë disi më i qetë në Turqi, teksa përpjekjet për grusht shteti dështuan pak orë pasi nisën.

km turk

Për kryeministrin e Turqisë “grushti i shtetit dështoi”, tha ai në një konferencë për mediat mëngjesin e sotëm teksa nënvizoi se vendi i është “rikthyer normalitetit”.

Ajo që goditi ishte deklarata e tij se qeveria “po mendon të rikthejë në Turqi dënimin me vdekje”.

kryeministriii turk

Yildirim tha se policia dhe forcat e sigurisë rrezikuan jetën e tyre për të rivendosur rendin.

“Shpresoj që pas kësaj situate njerëzit në mbrëmje të dalin me flamuj të festojnë atë që arritëm. Gjithçka do i kthehet normalitetit. Presidenti dhe populli turk e kanë kapërcyer së bashku kryengritjen|, tha kryeministri turk.

“Ata që hapën zjarr ndaj shtetasve turq janë “më keq se” PKK kurde|, tha Yildirum.

Ata që ideuan grushtin e shtetit duhet ta dinë se askush nuk mund “të luajë lojëra” me stabilitetin e Turqisë dhe dashurinë për lirinë dhe demokracinë, vijoi ai.

“Kombi kurrë nuk do t’i harrojë këta njerëz të cilët kanë kryer tradhti”, tha Yildirum.

DJE*** Orë dramatike po kalon Turqia. Pas dështimit të grushtit të shtetit, situata mbetet kaotike. Mediat turke dhe ato të huaja raportojnë për një bilanc me 60 viktima, 17 prej të cilëve janë policië.

Ushtarët gjatë tentativës për marrje pushteti qëlluan në ajër duke mos lejuar që njerëzit të kalojnë urën e Bosforit në Stamboll, ku disa persona kanë mbetur të plagosur.

Zv.kryeministri Numan Kurtulmus tha live në televizion se AK është ende në krye të drejtimit të vendit.

*** Situata ka dalë jashtë kontrollit në mesnatë ku kanë nisur në seri të shtënat dhe janë parë njerëz të shtrirë në rrugë. Përplasja ka nisur mes ushtrisë dhe policisë turke.

njerezit jane ne rruge
njerezit jane ne rruge

Kjo pasi qytetarë të shumtë dolën në rrugë në kundërshtim me grushtin e shtetit që ka nisur ushtria.

Nga ana tjetër Kryeministri turk ka bërë thirrje për përgjigje me të njëjtën monedhë nga ana e forcave të sigurisë.

E fortë ka qenë edhe deklarata e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan i cili i bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë dhe të mbronin demokracinë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura