Nënë Tereza bëhet Shën Tereza, e para shenjtore shqiptare në histori

Sep 5, 2016 | 8:21
SHPËRNDAJE

Nënë Tereza u shpall të dielën shenjtore nga Papa Françesku, e para shqiptare që njihet si e tillë nga Kisha Katolike dhe nderohet në të gjithë botën si simbol mirësie e mëshire për të varfrit.

teresa

Njohja e saj si shenjtore iu atribuua dy shërimevemrekulli të të sëmurëve, të njohura si të tilla nga Vatikani. Në një meshë kanunizimi, Papa Françesku tha formulën për kanonizimin e murgeshës me origjinë shqiptare, të njohur si “shenjtorja e të varfërve”, para 120 mijë pelegrinëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën në mëngjes.

07FBAB38-F3A9-4DA6-AD84-30B9887A6173_w987_r1_s

Duke folur në latinisht, Papa tha se “pas shqyrtimit të duhur dhe lutjeve të shpeshta për ndihmë hyjnore, dhe duke kërkuar këshillat e shumë vëllezërve peshkopë, ne e deklarojmë dhe e përcaktojë Terezën e Bekuar të Kalkutës të jetë një shenjtore, dhe e regjistrojmë atë mes shenjtorëve, duke dekretuar se ajo do të nderohet si e tillë nga e gjithë Kisha”. Duartrokitjet nisën nga mijëra pelegrinët para se ai të përfundonte formulën e kanonizimit.

05Teresa-web-master768

Katolikët, përfshirë qindra murgeshat me veshjen blu dhe të bardhë nga Misionaret e Bamirësisë e themeluar nga Nënë Tereza, ishin mbledhur nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kanonizimin e shenjtores më të re të kishës, vetëm 19 vjet pas vdekjes së saj.

Një portret i madh i Nënë Terezës ishte varur në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë ceremonisë. Papa mbajti një predikim pas kanonizmit, në të cilën ai e vlerësoi Nënën Terezën, “këtë figurë emblematike të gruas dhe të jetës së përkushtuar”, për punën e saj bamirëse.

“Nënë Tereza, në të gjitha aspektet e jetës së saj, ka qenë një buruese bujare e mëshirës hyjnore, duke e vënë veten në dispozicion për të gjithë përmes mikpritjes së saj dhe mbrojtjes së jetës njerëzore, për ata që nuk kishin lindur ende, ata që ishin braktisur dhe ata që ishin hedhur…

 

teresa4 teresa3 teresa2

Ajo u përkul para atyre që ishin të shuar, ishin lënë për të vdekur në anë të rrugës, duke parë në ta dinjitetin e tyre të dhënë nga Perëndia. Ajo e bëri zërin e saj të dëgjohet para fuqive të kësaj bote, në mënyrë që ata të mund të njohin që janë fajtorë për krimin e varfërisë që ata krijuan”.

Papa tha se “mëshira është kripa, e cila i dha shije punës së saj. Ajo ishte drita që shkëlqeu në errësirën e shumë njerëzve, të cilët nuk kishin më lot për të derdhur për varfërinë dhe vuajtjet e tyre… Qoftë ajo modeli juaj i shenjtërisë”.

Më pas u bënë lutjet në disa gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipen, gjuhë amtare e Nënë Terezës dhe bengalisht, gjuhën e Kolkatas (deri në vitin 2001 quhej Kalkuta), ku një meshë e veçantë u festua te Misionaret e Bamirësisë të dielën. U tha edhe një lutje në gjuhën kineze për të krishterët e persekutuar në mbarë botën. Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura