Ndiqet penalisht për herë të dytë kryetari demokrat i Komunës së Zejmenit

Feb 26, 2015 | 20:44
SHPËRNDAJE

Policia Lezhë

Lezhë- Policia e Lezhës ka nisur proçedim penal ndaj Kryetarit të Komunës së Zejmenit Arben Doçi, si dhe përgjegjësit të zyrës së administrimit të tokës në këtë njesi vendore shtetasit me iniciale M.V.

Sipas policisë lokale ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi një sipërfaqe toke që ishte me akt pronësie ja kanë dhënë me qera një përsoni tjetër.

Ka qenë një banor i fshatit Spitën në Lezhë i cili ka bërë kallzim në polici për këtë problem. Menjeherë blutë e Lezhës kanë nisur hetimet në lidhje me çështjen në fjalë, ndërsa është bërë e ditur se materialet në ngarkim të dy zyrtarëve lokal i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të ”Shpërdorimit të detyre.

Kjo është hera e dytë që kreu i Komunës ndiqet penalisht për të njëjtën vepër penale, pasi edhe 6 muaj më parë prokuroria nisi hetimet ndaj tij për të njëjten çështje, pasi ishte paditur nga një banor i zonës.

Arben Doçi ushtron detyren e kreu të Komunës Zejmen prej dy mandatesh nën siglen e Partisë Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura