Ndikumana: Tirana më ka borxh 28 mijë dollarë, jam i zhgënjyer, ika pa parà

May 26, 2015 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ai ka qenë një prej lojtarëve më të përfolur te Tirana, sa për golat e tij “të çmendur” në minutat e fundit, aq edhe për sjelljet problematike në fushën e lojës, apo edhe për sjelljen kapricioze ndaj trajnerit Magani.


Selemani Ndikumana është lojtar të cilit i përfundon kontrata me bardheblutë.

Ditën e djeshme ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, ku shprehej se po largohej nga Shqipëria. Nisur nga kjo foto, ku ai shfaqej së bashku me kenianin Frencis Kahata, gazeta “Panorama Sport” ka folur me mesfushorin nga Burundi:

“Ndihem shumë keq! Jam i zhgënjyer plotësisht”, ishte përgjigjja e futbollistit, pasi u përshëndet në një bisedë në rrjetin social. Ndër të tjera, Ndikumana shpreh shqetësimin e tij për pagesat e pashlyera nga bardheblutë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura