“Ndikim i paligjshëm në detyrë”/ Pezullohen 6 punonjës të policisë së Korçës! Mes tyre dhe shefi i komisariatit

Oct 20, 2021 | 22:41
SHPËRNDAJE

policiakorce

Gjashtë punonjës të policisë së Korçës janë pezulluar nga detyra, ku mes tyre është dhe shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj si dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli.

Sipas News24, katër punonjësit e tjerë janë efektivë të qarkullimit. Prokuroria e Tiranës ka hetuar shefat për veprën penale “ushtrim i ndikimit të paligjshëm” ndërsa “shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Për shefin e komisariatit, Krenar Gjokutaj, gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe pezullimin nga detyra.

Bëhet fjalë për 2 raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura