Ndihmësit të Trump i zbulohet sekreti, ‘pakti’ që bëri me miliarderin rus

Sep 21, 2017 | 8:13
SHPËRNDAJE

Paul Manafort, ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donlad Trump, ka qenë i gatshëm t’i ofrojë informacione në lidhje më fushatën e vitit të kaluar një miliarderi rus, me lidhje të afërta me Kremlinin, raportojnë mediat amerikane.

paul

“Nëse ka nevojë për informacione private, ne mund ta rregullojmë”, ka shkruar Manafort në emailin e një ndërmjetësi midis tij dhe manjatit rus të aluminit, Oleg Derispaska, raporton Washington Post dhe Associated Press.

Të dyja burimet thonë se zëdhënësi i Manafortit e ka konfirmuar shkëmbimin e emaileve.

Washington Post thotë se Manafort i ka shkruar email Konstantin Kilimnikut, i cili ka punuar me të në konsultimet politike në Ukrainë.

Manafort i ka kërkuar Kilimnikut ta kalojë ofertën për informacione private te Deripaska, por nuk është e qartë nëse oferta ka arritur tek ai, shkruan Washington Post.

Manafort është një nga këshilltarët e afërt të Trumpit, të cilët po hetohen nga këshilltari i posaçëm i Departamentit amerikan të Drejtësisë, Robert Mueller, për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Manafort është bërë udhëheqës i fushatës së Trumpit në qershor të vitit 2016, por është detyruar të japë dorëheqje dy muaj më vonë, pas raporteve për lidhjet e tij biznesore me partinë e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych. REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura