Ndihmësi i zbulon sekretet Guardiolës: I sheh ndeshjet në restorantin e Huan Matës, mos e…

Jul 27, 2018 | 19:07
SHPËRNDAJE

Mançester Siti je ton në bazë të rregullit të 5 sekondëshit. Pesë sekonda për të fituar topin ose siç Domenek Torrent tregon, bëj faull taktik ndaj kundërshtarit dhe tërhiqu. Kaq e thjesht është, ashtu si shumica e teorive pas sukseseve të Pep Guardiolës. Torrent ishte numri 2 i teknikut katalanas deri muajin e shkuar, përpara se të bëhej trajner i Nju Jork Sitit. Ai ishte përkrah tij edhe te Barcelona dhe Bajerni i Mynihut. Është njeriu më i kualifikuar për të zbuluar sekretet e gjeniut Guardiola. “Është një stërvitje e veçantë”, thotë Torrent.

Guardiola dhe ndihmesi

“Luan si një lojë dhe kur humbet topin reagon. Nëse jo, tërhiqu. Në dy muajt e parë të sezonit të shkuar çdo seancë stërvitore ishte kështu. Mos harroni se Pep pësoi më shumë gola se kurrë në sezonin e tij të parë. Folëm shumë për këtë. Kjo ide dhe ushtrimi i ndërtimit të një formacioni krejtësisht të ndryshëm dy ditë përpara çdo ndeshjeje, lindi në zyrën e Guardiolës. Atje luhet gjatë gjithë kohës muzikë dhe trajneri heq edhe këpucët për t’u relaksuar”. Torrentit i pëlqen muzika “Indie” dhe “Bluzi”, por është një i apasionuar pas xhazit dhe mjeshtër në rënien e saksofonit.

“Dëgjonim Saden (këngëtare) në zyrë”, thotë njeriu që refuzoi të rikthehej te Girona, të cilën e kishte drejtuar më parë, për të vazhduar projektin e Sorianos dhe Begiristainit në Nju Jork. “Pep më tha të shkoja. Nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim, sepse Pep është si një vëlla për mua”. 56- vjeçari ka nisur me këmbën e mbarë, duke fituar pjesën më të madhe të ndeshjeve të para. Përpara intervistës që lëshon për “Daily Mail”, ai ishte duke perfeksionuar rregullin pesë sekondësh të skuadrës së tij në stërvitje. “Gruaja ime dhe unë kaluam dy vite të shkëlqyera në Mançester. Njerëzit thoshin se ishte një qytet industrial. Po, ndoshta 20 vite më parë, por tani është fantastik.

Ato ndërtesat industriale sot janë shndërruar në apartamente. Dilnim shpesh për të ndjekur ndeshjet e Premier Ligës dhe Champions-it në restorantin e Huan Matës. Kishim një dhomë private me TV. Po, Mata është lojtar i Junajtid, por është miku ynë. Nuk është problem për Pepin të ecë në rrugë dhe shkojë në restorante. Na pëlqen ushqimi brazilian (Fazenda)”. Tani punën e tij në “Etihad” po e bën Mikel Arteta, i cili ka marrë më shumë përgjegjësi. “Mikel është një djalë i zgjuar. Përse jo, pas Pepit ai mund të stërvitë Mançester Sitin, Arsenalin apo Junajtid. Ai është i aftë për t’u bërë një trajner i madh. Kam folur me të për taktikat gjithashtu. Ai e njeh mirë filozofinë e Pepit.

Guardiola dhe Ndihmesi2

Guardiola ka shumë njerëz të aftë pranë si Mikel dhe Rodolfo Borel. Ndoshta Pep preferon që t’i të ulesh dhe gjesh momentin e duhur për të thënë: ‘Pep, jemi në telashe. Ti je trajneri, por shiko se çfarë ndodhi’. Ua kam shpjeguar këtë Mikelit dhe Rodolfos. Kur nuk e njeh Pepin dhe i thua gjatë gjithë kohës ‘Pep, Pep’! ai të thotë ‘më lër rehat’. Në këto momente është në stres të madh”. Por, Guardiola nuk duket aspak në stres në SHBA. Ai do të vijë në javët dhe muajt që Siti do të përpiqet të mbrojë titullin kampion dhe tentojë që këtë vit të shkojë më larg në Ligën e Kampioneve.

Torrent beson se miku i tij është duke ndryshuar mentalitete në “Etihad”. “Disa njerëz thonë: ‘Harroje, skuadrat e Guardiolës luajnë mirë, sepse ai ka lojtarët më të mirë’. OK, jam dakord, por disa futbollistë luajnë më mirë me Pepin si menaxher”, shton ish-ndihmësi duke buzëqeshur. “Njerëzit thonë se Pep thjesht do që të pasojë topin. Jo. Motivimi për Pepin është të krijojë diçka speciale. Tani është koha e duhur. E di që është shumë i lumtur që jeton atje. Ndoshta Siti do të jetë skuadra që do të drejtojë më gjatë në karrierën e tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura