Ndihmë për përballimin e fatkeqësive natyore, Spiropali dhe Majko në Holandë, ja për çfarë diskutuan

Dec 4, 2019 | 10:58
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet në Holandë me ministrin e Diasporës Pandeli Majko, në takimin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Holandë dhe Dhoma e Tregëtisë së Diasporës, me përfaqësues të njohur të biznesit holandez në fushën e ndërtimit, inovacionit, turizmit dhe energjisë.

Sipas ministres, ata “iu përgjigjën ftesës sonë për të ndarë eksperiencat dhe përvojat e tyre të vyera në përballimin e fatkeqësive natyore, si dhe për të biseduar për #ProgramineRindërtimit që do të nisë #shumëshpejt zbatimin në zonat e prekura nga tërmeti”.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “adresimi i nevojës për asistencë me grupe ekspertësh, fonde monetare dhe logjistikë inovative nga Holanda, për të ndihmuar në jetësimin e programit dinjitoz të rindërtimit, ishte fokusi i këtij takimi intensiv pune”.

78843156_10159067427922926_205448927380504576_n 78144004_10159067427817926_3691884721488265216_n 78670734_10159067427772926_7364970620230041600_n 78246490_10159067427652926_7675214808307728384_n 78566327_10159067427702926_7618089776175906816_n 79706242_10159067427552926_5459615482959101952_n 78910024_10159067427467926_416280625603936256_o 79444167_10159067427102926_8954296415979307008_n 79092558_10159067426977926_1090486565752274944_n 79680765_10159067426907926_8383343456721829888_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura