“Ndihmë e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese”- Basha mesazh urimi për Pavarësinë e SHBA-ve. Poston foton nga rezidenca amerikane

Jul 4, 2020 | 10:30
SHPËRNDAJE

Yuri Kim pritja kreret e shtetit1

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha uroi sot Festën e Pavarësisë së SHBA, duke shpërndarë një postim të ambasadores amerikane, Yuri Kim nga pritja në rezidencën e saj, për autoritetet më të larta të shtetit dhe kreun e opozitës.

Në mesazhin e tij, Basha ka falënderuar populli dhe qeverinë amerikanë për “ndihmën pazëvendësueshme”, saç thekson ai “në këto kohë sfiduese”.

“Faleminderit ambasadore Yuri Kim për mikpritjen tuaj të këndshme. Faleminderit popullit dhe qeverisë suaj për ndihmën dhe mbështetjen e pazëvendësueshme në këto kohë sfiduese.

Për të gjithë miqtë tanë amerikanë: GËZUAR 4 KORRIKUN!  Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës në festën kombëtare të SHBA.

Yuri Kim pritja kreret e shtetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura