Ndihmat ekonomike jo para 1 prillit? Balla reagon pas deklaratës së Bashës: Aktet normative kanë hyrë në fuqi prej ditës së miratimit

Mar 28, 2020 | 18:19
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së kreut të opozitë, Lulzim Basha, i cili tha sot se ndihmat ekonomike nuk do të hynë në fuqi para 1 prillit.

Me një shënim në facebook, Balla thotë se akti normativ për rishikimin e buxhetit dhe të gjitha aktet e tjera normative kanë hyrë në fuqi prej ditës së miratimit të tyre dhe se do të shqyrtohen në kuvend brenda 45 ditëve.

balla-basha-1-770x433

Postimi i plotë:

Mirënjohje çdo punonjësi të shtetit për shërbimin ndaj qytetarëve. me ndihmën e zotit ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë nga kjo luftë!

Mirë virusi e mirë gjithë ky mal me halle mbi kokën e popullit, po s’të le as 7×7=42-shi me masat fantastike që i përsërit duke folur në gjumë! akti normativ për rishikimin e buxhetit dhe të gjitha aktet e tjera normative kanë hyrë në fuqi prej ditës së miratimit të tyre dhe shqyrtohen në kuvend brenda 45 ditëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura