Ndihma ushqimore edhe në Vishnje, Veliaj viziton katër familje: Prioritet për banesat e reja kanë ata që jetojnë në çadër

Mar 26, 2020 | 16:10
SHPËRNDAJE

Edhe sot ka vijuar shpërndarja e pakove ushqimore pranë familjeve në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  ishte i pranishëm në zonën e Vaqarrit, ku i dorëzoi pakot me ushqime familjes me 15 anëtarë të Hasan Agës, familjes së Medi Agës, dhe të Luan Zelës, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. Një prej familjeve që morën ndihma ushqimore ishte dhe ajo e hallës së Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti.

veliaj 5

Kreu i Bashkisë u kërkoi atyre që të qëndrojnë në shtëpi pasi ndihmat do të dërgohen në çdo banesë nga shërbimet sociale.

“Duhet t’u themi njerëzve se nuk duhet të shkojnë te Njësia, se vijmë ne nëpër shtëpi. Një prej tyre të jetë i infektuar, infekton gjithë stafin, po edhe të tjerët. Duhet t’i themi rrini në shtëpi, që të vijmë aty t’ua sjellim ndihmën”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se po vijon puna edhe me projektin për rindërtimin e shtëpive.

“Duhet të bëhen listat e familjeve që janë në çadër, se porosia e kryeministrit është që shtëpitë e para që do bëhen do i marrin këta që po jetojnë në çadër jashtë. Kështu që, ta dinë edhe këta, se nëse dikush ka një dëmtim, do marrë kompensimin, ndërsa dikush që është me qira, kur të bëhen pallatet, do marrin hyrje tjetër sipas metrave katrore. Kurse në fillim fare do ju japim prioritet atyre që janë në çadër”, tha Veliaj.

Të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Tiranës kanë krijuar grupe pune dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepelqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma në tëgjitha familjet në nevojë. Vetëm në Vaqarr janë mbi 130 familje që përfitojnë  në këto ditë të vështira, ku 50 prej tyre jetojnë në çadër.

veliaj 2 veliaj 3 veliaj veliaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura