Dhuruan rreth 3.5 mln dollarë ndihmë pas tërmetit/ Taulant Balla: Mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe

Dec 15, 2019 | 14:59
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabiy, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë të  menjëhershme humanitare që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit që goditi vendin.

Taulant-Balla-MSA-bruksel

Përmes një postimi në Twitter, numri dy i PS, Balla deklaron se Shqipëria i është mirënjohëse Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin e treguar, duke dhuruar 13 milion AED (rreth 3.5 mln dollarë) për përballimin e emergjencës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së  tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv/Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të  Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milion AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura