Ndihen lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Mar 29, 2020 | 15:51
SHPËRNDAJE

termetiLëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë. Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 ka rënë në detin Adriatik, 33 kilometër në veri të durrësit, me thellësi 15 kilometra.

Për fat të mirë lëkundjet ishin të një magnitude të ulët dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Vetëm 4 muaj më parë vendi ynë u godit nga një tërmet tragjik me magnitudë 6.4, që shkaktoi  51 viktima, dhjetëra të plagosur e dëme të shumta materiale.

Më të prekurit ishin Durrësi e Thumana, ku ende shumë njerëz jetojnë në çadra, pasi humbën shtëpinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura