“Ndihem e përdorur!”/ Beatrix dhe Arjola komentojnë sjelljen e Kledit kundrejt tyre, modeli nis të flasë për partneren që ka jashtë: Nuk do nisja diçka pa mbyllur…

Nov 17, 2021 | 21:23
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti Kledi Hysa është munduar ta mbajë të fshehtë lidhjen e dashurisë që ka me një vajzë të huaj jashtë. Ai ka treguar shumë pak detaje, përfshirë faktin që bashkëjetojnë prej gjashtë vitesh dhe që partnerja e tij është nënë e një vajze.

arjola kledi beatrix

Mirëpo, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, modeli ka shprehur hapur edhe pëlqimin për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ai e ftoi artisten në një takim “romantik” për ta njohur më shumë dhe tha se nëse nuk do të kishte qenë i lidhur jashtë, do të ishte afruar me Trixën. Nga ana tjetër, Arjola Demiri duket se ka një pëlqim për Kledin, edhe pse modeli tha se nuk e sheh në asnjë mënyrë me këtë sy aktoren.

I gjendur në këtë situatë, mes tre vajzave, për shkak të paqartësive që ka me veten, Kledi u ballafaqua me Beatrixën dhe me Arjolën mbrëmë gjatë spektaklit.

Beatrix tha se në asnjë moment nuk i ka dhënë shpresa Kledit për një lidhje dashurie mes tyre.

khaoula selmi kledi hysa (16)

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Nuk më duket shumë për të qeshur. Që në fillim nuk është se kam dhënë ndonjë shenjë ose diçka, unë thjesht nga natyra jam shumë e sjellshme, sepse ashtu jam edukuar. S’besoj të kem dhënë shenja të gabuara. Kur e kam pyetur Kledin në prani time, ka thënë ‘jo, mos thoni që jam i lidhur’. Edhe atë ditë kur doli nga dhoma e rrëfimit më dha një energji shumë negative dhe tani po e kuptoj pse e ka pasur atë lloj reagimi, sepse unë u ndjeva keq, se thash mos ka pas ndonjë reagim të gabuar kundrejt meje. Përsa i përket Arjolës dhe Kledit, s’më është dukur ashtu në asnjë moment.

Arbana: Je ndjerë e përdorur?

Beatrix: Po, tani që pashë këtë videon..po. Por prapë se prapë… nuk e di, me këtë videon jam pak e turbulluar, shpresoj shumë të mos jetë ashtu, sepse do mërzitesha shumë, sepse realisht e vlerësoj shumë si njeri për energjinë që ka, për jetën që bën këtu, se si sillet me njerëzit, sa i sjellshëm është, është i gatshëm t’i ndihmojë të gjithë. Shpresoj shumë të mos jetë ashtu, sepse do zhgënjehesha shumë.

beatrix ramosaj (1)

Ndërkohë, Kledi u shpreh se deklarata e tij që nuk është i lidhur jashtë, ka ardhur si pasojë e paqartësisë që ka me veten.

Pjesë nga biseda:

Kledi: Jam i paqartë, prandaj kam thënë kam pas problemet e mia. Nuk mund të filloj diçka me një person si Trixa, pa mbyll ato të miat. Sepse dhe ai personi më ka ndejtur afër në momente të vështira dhe kam pasur nevojë për veten time që të ftillohem, sepse dua të bëj një hap dhe pëlqimet nuk fshihen dhe prandaj s’kam dashur që as ty, as veten time, as personin që është jashtë… Sepse nuk do isha ky personi që jam të filloj diçka pa mbyll atë që kam për momentin, prandaj dua kohë për veten time të kthjellohem dhe s’kam dasht të vras asnjë person dhe të kërkoj ndjesë nëse kam shpejtuar gjërat. Kërkoj ndjesë nëse është dukur më shumë sesa duhet. Këtu po përqafove një person është direkt…

Beatrix: Jo, jo, s’ka lidhje. Pse s’më thonë për dagzin, për Donaldin e për të gjithë të tjetrët.

Kledi: Po sepse unë e kam shprehur që të pëlqej.

Beatrix: Po kur je i paqartë me veten, më mirë mbaji mendimet për vete sesa të më fusësh mu të diskutohem për lojërat e tua.

beatrix ramosaj (5)

Nga ana tjetër, Arjola tha se në asnjë moment nuk është bërë xheloze për zgjedhjen e Kledit për takimin romantik dhe shtoi se ndjenjat e saj janë të njëjta me ato që Hysa ka për të.

Të gjithë banorët ngulën sytë tek unë, sepse prisnin që Kledi të më zgjidhte mua. Të mos merret për shenjë xhelozie. Nëse kemi dhomën e rrëfimit, unë kam thënë të njëjtën gjë që ka thënë Kledi për mua”,- tha aktorja.

arjola demiri (3) arjola demiri (14) arjola demiri (11)

khaoula selmi kledi hysa (8) khaoula selmi kledi hysa (5) khaoula selmi kledi hysa (6) khaoula selmi kledi hysa (2) khaoula selmi kledi hysa (3) khaoula selmi kledi hysa (12) khaoula selmi kledi hysa (13) kledi hysa (3) kledi hysa (2) kledi hysa (1) khaoula selmi kledi hysa (17) khaoula selmi kledi hysa (14)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura