Ndëshkimi i ashpër kundër “shitësve të vdekjes”, dy shqiptarë kapen në Itali dhe…

Sep 13, 2017 | 10:44
SHPËRNDAJE

Karabinierët në Perugias në Itali kanë  arrestuan dy shtetas shqiptarë, të cilët ndodhen në  paraburgim dhe akuzohen për shitjen e lëndëve narkotike.

arresto rapinatore-2

I pari ishte kapur nga një patrullë, pasi në bordin e makinës së tij kishte pasur lëndë narkotike. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi policia ka gjetur dhe konfiskuar 47 gram  kokainë,  dhe një shumë parash prej 6,990.00 euro, një telefon celular dhe materiale të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës.

Ai kishte dy apartamentet, dhe gjatë kontrollit ushtarët arrestuan një shok dhe bashkëpunëtor të tij, po shqiptar. E ndërsa policia ishte duke sekuestruar drogën, ai është përpjekur që ti ikë policisë. Por arratia e tij ka zgjatur shumë pak ku është kapur dhe bashkë me shokun e tij janë dërguar në Capanne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura