Ndeshjet e dyshuara si të trukuara, nga statistikat te videoanaliza. Ja nenet që parashikojnë dënime

Jul 8, 2020 | 23:46
SHPËRNDAJE

Për hetimin e një ndeshjeje të dyshuar si të trukuar, në Kodin e Etikës ka të paktën dy nene që e prekin dhe që parashikojnë dënime. Mirëpo, para se të përshkruhet se çfarë dënimesh rrezikohen nëse vërtetohet një ndeshje e trukuar, më parë duhet bërë një hetim i plotë dhe specifik. Për këtë të fundit, një nga fazat është edhe ajo e videoanalizës dhe e analizimit specifik të të dhënave statistikore.
bylis tirana
Teknologjia në ditët e sotme është shumë e përparuar dhe gazeta ka mësuar se një nga metodat që përdoret për të hetuar sjelljen e dy ekipeve, është analizimi i të dhënave statistikore të lojtarëve. Pra, një detaj mund të jetë raporti i goditjeve në kuadrat të një ekipi duke krahasuar të dyja pjesët. Një tjetër mund të jetë sjellja specifike e lojtarëve të reparteve të caktuara, pra sa ka lëvizur një mbrojtës apo sulmues. Si ka qëndruar topi në zonën e një ekipi ose në sulm, krahasimisht mes dy pjesëve?

Referuar Kodit të Etikës, dënimet variojnë me gjoba që nisin nga 5 milionë lekë (të vjetër) deri në 20 apo shtuar edhe shifrën e fituar në baste. Sa i përket aktivitetit, parashikohet mospjesëmarrje nga 3 deri në 5 vite.
BANNER_WEBgri-03
Neni 24 / Përfshirja në baste, lojëra fati ose aktivitete të ngjashme 3.
Me kusht që sjellja përkatëse të mos përbëjë një tjetër shkelje të këtij Kodi, shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 500,000 (pesëqind mijë) lekë (të rinj) dhe një ndalim për të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një periudhë minimale prej tri vitesh. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të përfshihet në llogaritjen e gjobës.

Neni 27 / Manipulimi i ndeshjeve ose aktiviteteve të futbollit
Shkelja e këtij neni do të dënohet me një gjobë të përshtatshme prej të paktën 2,000,000 (dy milionë) lekë (të rinj) si dhe me ndalimin e pjesëmarrjes në ndonjë aktivitet të lidhur me futbollin për një minimum prej pesë vjetësh si dhe një minimum prej dy vjetësh për shkelje të një tjetër natyre. Çdo shumë e marrë padrejtësisht do të merret në konsideratë në llogaritjen e gjobës.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura