Ndeshja ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit plan masash për mbarëvajtjen e sfidës

Mar 28, 2021 | 10:37
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes që do të zhvillohet sot mes Shqipërisë dhe Anglisë.

air albania5

Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije se bizneset në stadium do të mbyllen përpara ndeshjes, po ashtu edhe rruga në afërsi të stadiumit do të bllokohet në momentin e hyrjes dhe daljes së ekipit të Anglisë, nga hoteli për tek “Air Albania”.

Vlen të theksohet se ky takim është i vlefshëm për fushatën e Kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022” dhe do të startojë me fillim nga ora 18:00, dhe do të luhet pa praninë e tifozëve, për arsye edhe të masave anti-COVID.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura