Sfida me Serbinë, bllokohet tuneli i Elbasanit, tifozët duhet t’i bien nga Durrësi

Oct 7, 2015 | 10:17
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranes njofton masat e ndermarra ne kuader te ndeshjes Shqiperi-Serbi. Sipas njoftimit per shtyp, më datat 07-08 Tetor, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në ndeshje, do të bllokohen keto segmente rrugore:

tuneli_i_Krrabes_313949563
Duke filluar nga ora 17:00-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.

Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë-Durrës,si dhe rruget dytesore ,duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29-Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i kembesoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”. Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Kjo do detyroje tifozet te shkojne ne Elbasan duke kaluar nga Durresi, Kavaja, Peqini.

Drejtoria e Tiranes kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si edhe të përdorin aksin rrugor nga autostrada për te mberritur ne qytetin e Elbasanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura