Ndeshja me kombëtaren e madhe europiane, qeveria jep miratimin. Do lejohen 15 mijë tifozë

Mar 24, 2021 | 11:57
SHPËRNDAJE

Gjeorgji-Spanjë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, do të ketë prezencën e tifozëve në stadium.

12

Kombëtarja gjeorgjiane ka marrë miratimin e qeverisë për hapjen e pjesshme të dyerve të stadiumit për sfidën e së dielës më 28 mars.

Kështu në “Boris Paichadze” të Tbilisit, pritet të jenë rreth 15 mijë spektatorë që do të shohin ndeshjen, natyrisht duke respektuar distancimin social, sepse impianti i kryeqytetit gjeorgjian ka një kapacitet maksimal prej 55 mijë spektatorësh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura