Ndeshja kualifikuese me Hungarinë në “Elbasan Arena”, FSHF-ja bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Aug 22, 2021 | 16:20
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të presë në datën 5 shtator Hungarinë për sfidat eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

lbasan arena

Pak ditë më parë, FSHF-ja bëri me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ dhe jo në ‘’Air Albania’’ për shkak se tek ky i fundit po vendoset tapeti i ri dhe nuk duan të nxitojnë me përgatitjet.

Por, një tjetër njoftim ka ardhur ditën e sotme nga federata, ai mbi biletat e ndeshjes. Stadiumi do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

Biletat mund të blihen pas datës 23 gusht në Tiranë si dhe në Elbasan ndërsa çmimet variojnë nga 10 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të vjetra.

Postimi i FSHF-së

??????? ???????????? ??̈? ????̈? ? ????̈? ???? ????? ????

5 shtator 2021 Shqipëri – Hungari Ora 18:00 në “Elbasan Arena”

 ? Online në ???.??????.????.???

✅ Nga 23 gushti biletat mund të blihen në Tiranë pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi”

✅ Nga 26 gushti në biletarinë pranë stadiumit “Elbasan Arena”

#fshf

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura