Ndeshja e futbollit kthehet në tragjedi, viktima dhe të plagosur pas të shtënave me armë

Aug 10, 2021 | 21:28
SHPËRNDAJE

Qyteti i Santa Ana del Conde në Meksikë ka përjetuar një pasdite terrori gjatë një ndeshje rreth orës 17.00. Një burrë hyri në stadium dhe filloi të qëllojë mbi të pranishmit me një AK-47.

ndeshja

Të shtënat në hyrje të kampit El Roble rezultuan në vdekjen e tre personave dhe të paktën një tjetër të plagosur.

Dy nga tre viktimat tashmë janë identifikuar; njëri prej tyre u identifikua si Erick Vega, këngëtar dhe drejtues i grupit ‘La Sencillita’, ndërsa viktima e dytë u identifikua si Hugo, një furrtar dhe baba i dy fëmijëve.

Presidenti i Liga MX Mikel Arriola komentoi: Më vjen shumë keq për ngjarjet që ndodhën sot gjatë një ndeshje amatore futbolli në Santa Ana del Conde.

Ne qëndrojmë solidarë me familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe hedhim poshtë çdo shprehje urrejtjeje apo dhune brenda e jashtë fushave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura