Ndeshja/ Artan Fuga: Sporti është gjithandej biznes, ne e duam luftë

Oct 9, 2015 | 11:05
SHPËRNDAJE

artan-fuga-INFOCIP1-1
E politizuam,
e kthyem në çështje kombëtare,
e transformuam në problem mbarëkombëtar,
e shoqëruam me masa policore sikur do bëhej rregjistrimi i popullsisë në kohën e monizmit,
e trajtuam si çështje diplomatike,
i dhamë simbolikën e suksesit të zhvillimeve të vendit tonë, ekonomike, sociale dhe kulturore,
i shtymë nja pesë muaj nga jeta me pritshmërinë e kësaj dite plot ankth,
u tensionuan me plisa, me ballista, me partizanë, me legalista,
heroi mbaroi në qeli, i kapur me armë,
një bebe i vetëm i pakulturuar ndër ne që qëlloi me llastiqe si Coli te një fim me guerrilsa italianët,
e shoqëruam me nota protestash, ku ambasadori ynë nuk pranon të marri notën a thua se nuk ka rolin edhe të postjerit,
andej nga veriu anash këmbëve të urës tensione mes nesh dhe atyre,
luftë për kontroll biletash,
trajnerit i dhamë edhe titullin doktor në socio-llo-llo-gji, dhe ku u derdh alkooli me shishe, sipas fotografive, në mjedise shkolle, e paparë, e padëgjuar,
bllokuam qarkullimin rrugor, tunelet, sollëm nëndetëset nga Limanpashai në Elbasan nga qafë Krraba…,

dhe në fund u rrahëm me dy gola pas ndeshjes!

Normale fare.

Dhe krenohemi vetëm se policët e shkretë e zemërmirë e bënë si duhet punën e tyre???

E gjitha kjo për një ndeshje basketbolli a tenisi midis ca çunash që luajnë futboll andej nga Europa dhe i dinë mirë llogaritë e tyre me njeri tjetrin…

Sporti është gjithandej biznes e ne e duam akoma luftë…

Ore, mos jam në ëndërr unë, apo çfarë ???

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura