“Ndërtuesit i kanë qëndruar 100% projektit”, Rama: U thashë t’i rindërtojnë shtëpitë!

Dec 2, 2019 | 17:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi në një prononcim për mediat foli për rindërtimin e banesave dhe kthimin në banesa të qytetarëve, që janë të pastrehe aktualisht.

Rama1

Rama u shpreh se ndryshe nga çfarë është thënë në media shumica e pallateve kanë vetëm dëme sipërfaqësore dhe ai ka takuar ndërtuesit dhe ua ka thënë që të marrin përsipër rikonstruksionin.

I pyetur nëse do të ketë arrestime, Kryeministri u shpreh se qeveria nuk arreston njeri, por nëse ndërtuesit nuk marrin përsipër dëmet do të çohen në ndjekje penale.

“Qeveria nuk arreston njeri. Deri dje ishin autokolona me të vdekur që duhet të përcilleshin në botën tjetër. Thoni institucionet që kanë dhënë leje dhe duhet të dini për çfarë bëhet fjalë. Sepse e vërteta që unë po shoh është ndryshe nga ajo që keni propaganduar ju ditë e natë. Ata po rezultojnë që janë dëmtuar në sipërfaqe.

Kemi dy kategori banesash të dëmtuara : banesa, pallate,  që janë dëmtuar në sipërfaqe dhe në takimin që pata me ndërtuesit i thash është detyra juaj të shkoni ti ndërtoni. Ndërtuesit në  strukturë i kanë qëndruar 100% projektit.

U kam thënë që të riparohen menjëherë  dhe nëse nuk i bëjnë do ti çojmë në ndjekje penale dhe do të shkoj unë si dëshmitar”, tha Rama.

Më tej kryeministri u shpreh se të gjithë njerëzve duhet t’i ndërtohet shtëpia do të spostohen nga hotelet në apartamente me qira dhe qiraja do të merret përsipër nga shteti.

“Garantojmë që këta njerëz që mund të kthehen shpejt do kthehen shpejt, kur shtëpia ka vetëm riparime. Kur duan shtëpi, këta njerëz i kemi çuar në hotel dhe pak nga pak do ti spostojmë në apartamente me qira dhe do ta paguajmë ne, ndërkohë ne do të ndërtojmë banesat”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura